Showtime

Gjoni e Stresi flasin për Julin, japin edhe ide për temat që duhet të trajtohen brenda shtëpisë

12/18/2022 22:22
nga:G B

Të pozicionuar në një pjesë të oborrit të Big Borther VIP Kosova, Gjoni e Stresi folën pak për Julianën e për temat që do të duhej të diskutoheshin me banorët e tjerë.

Gjoni tha se Juli duhet të tregojë më shumë për historitë e veta, për mendimet e veta që i ka. Pra, ta shpërfaqë më shumë karakterin dhe mendësinë e saj, derisa Stresi ia jepte ‘aminin’.

“Me ia tregu ku e ka vendin asaj (Xhulit), çka po jep ti? Çfarë historish? befasom diçka, më jep diçka që unë të bëj ëoë, jepmë diçka o vëlla. OK, mirë tip o e mbështet femrën, krejt bota po e mbështet femrën është diçka shumë e madhe”, ka thënë Gjoni.

Ai propozoi që në shtëpinë e madhe të vendit të flitet edhe për ekonominë, për të drejtat e punëtorëve, për zgjidhjet që mund të bëheshin që të ndalohej emigrimi, e shumëcka tjetër, kjo më qëllimin që të tregojnë më shumë edukatë para audiencës.

“Le të flasim për ekonominë, qysh me kriju vende të reja pune, le të flasim për të drejtat e punëtorëve, të drejtat e punëdhënësit. Këto tema unë po du me i kapë që të japim edhe pak edukatë, që të jemi edukativë. T’i kallëzojmë gjithë botës gjitha anët, ta bëjmë një ‘botëkast’, ku ti e jep mendimin që e ke përjetu në vend pune, çka mendon që duhet me vepru sot, qysh mundemi me i ndalë njerëzit të rrinë në Kosovë e Shqipëri, që mos të ikin jashtë. Sa është morali i punës? A vijnë njerëzit me kohë në punë? A vijnë 5 minuta përpara? A pinë kafe para se me ia nisë? A i jepet ndonjë gjimnastikë që me e kanë punëtori. Pra të japim ndonjë këshillë që çka kemi përjetuar nëpër botë”, ka thënë Gjoni, derisa edhe për këtë e mori ‘aminin’ nga Stresi.