Ish futbollisti dhe trajneri, Malsor Gjonbalaj, është deklaruar para shortit të ditës së sotme në Kupën e Botës.
Atje, Kosova do të mësojë kundërshtarët e saj, gjithmonë nëse kalon dy ndeshjet e play-off’it.
“Do të ishte një gjë shumë pozitive nëse Kosova do të kualifikohej në Kupën e Botës. Do të ishte një arritje e madhe, poashtu si marketing shumë pozitiv edhe për shtetin tonë të ri. Futbollistët duhet të kenë mbështetje maksimale nga ana jonë”, deklaroi Gjonbalaj.
/GazetaBlic Sport/


