Lajme

Gjobitet qytetari në Kaçanik, parkoi automjetin në trotuar

11/15/2021 18:52
nga:Q R

Një person me inicialet H.S kishte parkuar automjetin në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve në një rrugë në Kaçanik.

Nëpërmjet aplikacionit “Lajmëro Policinë” një qytetar e kishte njoftuar policinë dhe 41 vjeçari ishte ftuar në stacion.

Ai e kishte pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe është dënuar sipas ligjit të komunikacionit.

“Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte parkuar automjetin e udhëtarëve në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve.” thuhej në një njoftim për media të Policisë.

Tutje bëhej e ditur se gjatë verifikimit, automjetit i kishte skaduar edhe regjistrimi.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.:”

Nga policia deklarojnë se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Avokati i Popullit viziton të paraburgosurit në Hagë