Lajme

“Gjobë 3 mijë euro”- Ligji anti-duan nuk gjen zbatim në Sptalin e Gjakovës!

06/02/2023 17:57
nga:Y I

Ligji anti-duhan nuk po gjen zbatim në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.

Pas kontrollit që i është bërë ambienteve të brendshme të këtij spitali është konstatuar se nuk po respketohet ky ligj.

Ndaj personit përgjegjës është shqiptuar gjobë në vlerën 3.000 mijë euro, merr vesh Gazeta Blic.

Gazeta Blic merr vesh se në bazë të ankesës dhe njoftimit nga ana e Ministrit Faton Peci, është bërë kontrollimi i Spitali të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku është konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit nuk respektohet ligji i duhanit.

“Ndaj personit përgjegjës është shqiptuar gjoba në vlerë 3.000 euro” tha një burim i “Gazeta Blic”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, muajt e fundit ka ndërmarrë aksione përmes inspektorëve për zbatimin me përpikmëri të këtij ligji.

/Gazeta Blic/