Lajme

Gjobat e reja/ Eksperti i komunikacionit: Pres ulje të aksidenteve pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri

05/19/2024 21:19
nga:G B

Rregullat e reja në komunikacion, të cilat kanë hyrë në fuqi para më shumë së një muaji dhe që janë shumë më të ashpra se rregullat e kaluara, duken se kanë dhënë efektet e para.

Sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka publikuar për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic për vetëm një muaj nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, numri i gjobave ka rënë për hiq më pak se 11 mijë tiketa.

Derisa në muajin mars të këtij vitit, para se ligji i ri të hynte në fuqi policia kishte shqiptuar 62 mijë e 897 tiketa, në muajin prill kur edhe hyrën në fuqi rregullat e reja, numri i tiketave ka rënë në 51 mijë e 529.

“Tiketa të shqiptuara në prill 2023 janë 49239 tiketa dhe Tiketa të shqiptuara në prill 2024 janë 51529 tiketa. Kurse gjate muajit mars 2024 janë shqiptuar 62897 tiketa”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për emisionin “Expose”.

Rregullat e reja në komunikacion shihen në forma të ndryshme nga qytetarët dhe nga ekspertët e komunikacionit.

Ndonëse mirëpritet rritja e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, megjithatë ka vërejtje për këtë ligj, sidomos tek pjesa që ka të bëjë me përdorimin e alkoolit nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Një ekspert i komunikacionit për “Expose” ka mirëpritur rregullat e reja.

Liridon Shahini ka theksuar se pret ulje të numrit të aksidenteve pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për qarkullimin në komunikacion.

“Ndryshimet e reja në qarkullimin rrugor, apo në komunikacion kanë filluar së zbatuari, janë të arsyeshme  për shkak të numrit të aksidenteve që kanë ndodhur. Këto rregulla kanë prekur numrin e shtuar të aksidenteve rrugore, dhe faktorët që kanë ndodhur ato aksidente, në tikat apo në kundërvajtjet e reja që kanë hyrë në fuqi, janë prekur kryesisht kundërvajtësit që kanë qenë përdorues të telefonit, që është ngritur gjoba jashtë zakonisht dhe kundërvajtësit që kanë tejkaluar shpejtësinë. Janë prekur kryesisht pikat që kanë shkaktuar aksidentedhe mendoj që do të kenë efekt pozitiv në zvogëlimin e aksidenteve

“Paralel me të ardhurat në vendin tone gjobat si vlerë monetare janë të larta por kemi parasysh numrin e madh të aksidenteve, numrin e të vdekurve në aksidente, lëndimet në aksidente, atëherë është më mirë të jetë një gjobë më lartë, në një vlerë pak me të lartë dhe të kemi zvogëlim të aksidenteve se sa  të fokusohemi te gjobat dhe të kemi numër të lartë të aksidenteve. Mendoj që gjobat në vlerë, duhet të kujdesim të mos i marrim ato të respektojmë rregullat e trafikut të respektojmë shpejtësinë, të ndalojmë përdorimin e telefonit, dhe të vendosim rripin e sigurisë dhe nuk kemi nevojë për gjoba. Mendojë se si vlerë monetare janë të arsyeshme në ketë moment”, thotë ai.

Shahini flet dhe për shkaktarët e aksidenteve në Kosovë.

“Në parim aksidentet rrugore nuk zvogëlohen me rritjen e gjobave, mirëpo në vendin tonë kemi rritje të aksidenteve çdo ditë, të vdekur në aksidente rrugore, kemi një numër të madh, atëherë ne jemi të detyrueshëm të shkojmë me gjoba të larta. Në këtë rast mendoj që do të kemi zvogëlim të aksidenteve, do të kemi zvogëlim të dëmeve materiale dhe rrjedhimisht gjobat do të respektohen. Elementet  e sigurisë pasive në automjet është rripi i sigurisë, dhe këtë pjesë te gjoba për mos vendosjen e rripit të sigurisë ka qenë pak e lartë për shkak se rripi i sigurisë nuk ndikon në shkaktimin e aksidenteve, rripi i sigurisë është element pasiv i sigurisë dhe ndikon në zvogëlimin e lëndimeve në rast të aksidenteve, prandaj mendoj që kjo pikë është pak e lartë për gjobë përndryshe është e arsyeshme dhe është vendosur.

Nga shkaktaret e aksidenteve në vendin tonë i kemi pasur faktorin në shpejtësi, përdorimin e telefonit, dhe ngasja në ndikimin e alkoolit, ndikim i alkoolit ka qenë një nga shkaktarët e aksidenteve në vendin tonë, kjo pjesë është dashur të merret parasysh”, vlerëson eksperti i komunikacionit./Gazeta Blic/

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit