Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Premier League.
Manchester United është mposhtur nga Leicester City me rezultat 4 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme në “King Power Stadium”, ndeshje kjo që ofroi 5 gola dhe shumë spektakël.
Mason Greenwood dhe Rashford shënuan për Manchesterin, kurse Tieleman, Soyuncu, Daka dhe Vardy shënuan për fitoren e madhe të Leicester Cityt.
Armando Broja është tashmë pjesë e historisë së Premier League. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e fitores për skuadrën e Southampton dhe u bë futbollisti më i ri i këtij klubi i cili shënon gol në Premier Ligë në ndeshjen e debutimit si titullar.
Në anën tjetër, Manchester City triumfoi me rezultat 2 me 0 ndaj Burnleyt.

/GazetaBlic Sport/


