Lajme

GJKKO vendos 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

01/24/2025 14:20
nga:Y I

GJKKO ka vendosur 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5 vjeçare.

“Do presim vendimin e zbardhur më pas do mbaj një qëndrim, do ushtrojmë të drejtën e ankimit”, tha Memolla pas daljesnga ambientet e GJKKO.

Memolla akuzohet për veprën penale të korrupsionit në zgjedhje. GJKKO duket se ka vlerësuar të drejtë kërkesën e SPAK që kishte kërkuar më herët 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Gjithashtu GJKKO vendosi:

Ndriçim Tafxhafa- 1 vit burg

Blerim xhamani-1 vit burg

Isuf tosku-8 muaj, pezullohet në shërbim prove.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, pas publikimit të një regjistrimi audio që ngriti dyshime për ndikim të paligjshëm.

Në regjistrimin e bërë publik, Memolla, asokohe kandidat për kryebashkiak, kërkonte nga elektriçisti i FSHU-së në Durrës, Ndriçim Tafxhata, që të mos ndërpriste energjinë elektrike të një abonenti debitor, në këmbim të votës së tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

/Euronews Albania/