Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat në Kuvend.
Disa ditë më parë, avokatët e Berishës ankimuan në GJKKO vendimin e SPAK, që i refuzoi kërkesën ish-kryeministrit që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, shkruan euronews.al.
Berisha ka kërkuar që të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, megjithëse ndodhet në “arrest shtëpie”.- –
Ai akuzohet për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Masa “arrest shtëpie” ndaj tij u vendos pasi ai nuk respektoi masën e parë të vendosur ndaj tij, “detyrim paraqitje”.