Euro2024

Gjithmonë skandaloz | Tifozët serbë përleshen me policinë gjermane në Mynih

06/25/2024 18:35
nga:Lorik J

Përfaqësuesja e Serbisë ndeshjen e fundit të Grupit C të Kampionatit Evropian do ta luajë kundër Danimarkës në Mynih nga ora 21:00. Para ndeshjes, disa tifozë serbë u përleshën me policinë në rrugët e qytetit.

Një trazirë ka ndodhur në qendër, në Marienplatz, ku pasditen e së martës ishin mbledhur një numër i tifozëve serbë.

Është publikuar edhe një video ku shihen tifozët serbë duke hedhur shishe dhe karrige nga një kafene ndaj policëve. Policia ka arrestuar disa fansa.

Normalisht këta tifozë gjithmonë shkaktojnë skandale.

Pamjet: (VIDEO)