Showtime

Gjithë rrjeti kundër saj, super modelja shqiptare e përkrah fuqishëm Beatrix Ramosaj

12/01/2021 11:32
nga:Genita C

Puthjet dhe ledhatimet mes Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë bërë lëmsh rrjetin.

Pothuajse në çdo video ku të dy shfaqen bashkë me njëri-tjetrin hasemi me komente nga më të ndryshmet, shkruan GazetaBlic.

Kritikat ndaj Beatrix Ramosaj janë të mëdha por në krahasim me të tjerët, modelja shqiptare ka vendosur të përkrah fuqishëm këngëtaren.

Bëhet fjalë për Oriola Marashin e cila ka postuar një foto të Beatrixit dhe i ka thënë se gjithmonë do të jetë me të.

“Gjithmonë me ty, engjulli im i bukur”, ka shkruar Oriola./GazetaBlic/