Sporti

Gjithçka që duhet të dini para duelit të sotëm të Haxhi Krasniqit me Timur Nikarkhoev

02/25/2023 16:23
nga:E K

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring sot në natën e 25 shkurtit.

Ai do të ngjitet në ring në arenën madhështore “Audi Dome” të qytetit gjerman Munich, ku për kundërshtar do ta ketë boksierin numër një në Belgjikë, Timur Nikarkhoev, shkruan GazetaBlic Sport.

Eventi nis transmetimin nga ora 18:00, kurse ndeshjet kryesore pritet të transmetohen nga ora 22:00.

Dje janë kryer matjet zyrtare ku Krasniqi doli me peshë 79.3 kilogramë, kurse kundërshtari i tij peshonte 80.5 kilogramë.

Krasniqi gjatë një interviste të dhënë për GazetaBlic Sport pak ditë më parë deklaroi se ka bërë përgaditjet e duhura për të fituar këtë meç.

“Unë si gjithnjë stervitjet i marrë shumë seriozisht dhe e jap maksimumin për të dal në ring në top formë”, kishte thënë Krasniqi.

Kush është boksieri belg, Timur Nikarkhoev?

Nikarkhoev është një boksier profesionist, duke qenë tre herë kampion i Belgjikës. Ai ka 26 fitore, poashtu edhe 4 humbje. Ai ishte kampion bote për të rinjt në WBC. Nga 26 fitore, 16 prej tyre i ka të fituara me nokaut, kurse poashtu edhe 3 nga 4 humbjet i ka pësuar me nokaut.

Kujtojmë se para duelit kryesor, do të ndeshen edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

/GazetaBlic Sport/