Bisedat për transferimin e mundshëm të Nico Williams te Barça po jehojnë në Bilbao ndërsa anësori po shijon pushimet e tij në Itali.
Shumë në Bilbao shpresojnë që Williams të mos largohet, dhe më pas ka si De Marcos i cili ka këshillën e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Duket se ka një valë që kur Barça të do, duhet të largohesh, përndryshe gabon, por shumë herë duhet të kesh parasysh se jo gjithçka që shkëlqen është flori”, tha Oscar de Marcos.
“Duhet të vlerësojmë se ku jemi. Për Nicon është një situatë delikate. Ka shumë zhurmë nga jashtë dhe duket se ai presion mund të të largojë.
“Por unë do të doja që të gjithë t’i marrin vendimet vetë. Ai është një lojtar i Bilbaos, ai do të marrë fjalën e fundit.
“Ne besojmë se ai do të vazhdojë me ne,” shtoi De Marcos.
/GazetaBlic Sport/


