Showtime

Gjithçka që ndodhi në historinë e “Big Brother” në Shqipëri, çfarë pritet të ndodh këtë vit?

11/12/2021 15:25
nga:Genita C

Big Brother Albania është realizuar 9 herë gjatë 13 viteve në Top Channel, nën moderimin e Arbana Osmanit në 8 prej tyre dhe vetëm 1 nën prezantimin e Ledion Licos.

Këto edicione nuk janë mbajtur çdo vit por me ndërprerje, për tu rikthyer me Big Brother Albania 10 në formatin e ri “VIP”.

Çmimi fitues ka nisur me shumën 50 mijë euro në vitin 2008 dhe për herë të fundit 100 mijë euro në vitin 2017 , vit kur formati u bë me çifte.

Ndërkohë që Big Brother Vip është një risi për publikun shqiptar, mbetën tradicionale pyetjet “Si do të jetë përfundimi, kush do të fitojë, sa persona do të shkojnë në finale”?

GazetaBlic do ju sjell detaje si ka funksionuar ky reality show para disa vitesh!

Big Brothet 1-Jashtë çdo parashikimi atë edicion e fitoi Arbër Çepani , një djalë që cilësohej si “shembullor” dhe i shkolluar. Në finale ishin Olsi dhe Noca.

Big Brother 2- Fituesi i këtij edicioni ishte Qetsor Ferunaj dhe në finale ishin: Adi, Bjordi dhe Adelajda.Edhe pse nuk e fituan çmimin kryesor, vëllai i madh i surprizoi ata në mënyra të veçanta.

Big Brother 3- Jetmir Salaj ishte fitues i këtij edicioni i shoqëruar me tre finalist të tjerë: Klodiani, Domenika dhe Erioni.

Big Brother 4 – Pas disa vitesh, fituese u bë një femër. Ermela Mezuraj fitoi çmimin e madh duke u përzgjedhur si më e preferuara nga publiku dhe mbas la tre finalist të tjerë.

Big Brother 5 – Arbër Zeka u bë djali i parë nga Kosova që fitoi këtë çmim. Shumë afër fitores ishte edhe Liami i cili ishte për një kohë të gjatë i preferuari i publikut.Gjatë këtij edicioni të këtij reality shoë mbetën 5 finalistë: Genta, Ermali, Françeska, Liami dhe Arberi.

Big Brother 6 – Anaid Kaloti është mbajtur si një “super lojtar” që fitoi edicionin e “Sekreteve” në Big Brother Albania.

Big Brother 7 – Gjatë këtij edicioni ishin 6 banorë që mbërritën në natën finale.Me një formulë ndryshe votimi, Big Brother kishte vendosur 2 nga 2 përballë njëri-tjetrit. Të fundit që mbetën ishin dy vajzat, Nevila dhe Valeri. Nevila triumfoi dhe fitoi çmimin e madh.

Big Brother 8 – Një tjetër shqiptar i Kosovës që ka fituar Big Brother Albania dhe 75 mijë euro ka qenë Vesel Kurtishaj, një nga surprizat e audiencës pasi kjo e fundit nuk e priste.

Big Brother 9 – “Reality show” i vitit 2017 erdhi me një format krejt të ri, teksa konkurentët morën pjesë në cifte meshkull-femër dhe u detyruan të bënin lojë në bashkëpunim. Olsi dhe Fiorentina kanë qenë cifti më i përlqyer nga publiku dhe ata që bënë lojën më të fortë, megjithatë fitues të 100 mijë eurove dolën Danjel Dedndreaj & Fotini Derxho.

Më 5 tetor filloi edicioni i dhjetë i “Big Brother” duke mbledhur shumë nga fytyrat publike.

Fituesi i tyre, ai që do të qëndrojë deri në fund dhe do të jetë më i votuari nga publiku do të rrëmbejë çmimin e madh 100 mijë euro.

Ky edicion nuk ka shumë ndryshime në krahasim me edicionet e kaluara, përveç që konkurrent janë vip-at shqiptar./GazetaBlic/