Sporti

Gjithçka që duhet të dini për shortin e sotëm të Kupës së Botës

04/01/2022 10:12
nga:E K

32 vendet për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pothuajse janë plotësuar.

29 kombëtare kanë rezervuar biletën për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.

Sot këto kombëtare do të mësojnë emrat e kundërshtarëve në grupet e këtij kompeticioni në shortin që do të hidhet në Doha nga ora 18:00.

Kombëtaret nga i njëjti kontinent do të evitohen në grup, përveq kombëtareve evropiane prej të cilave janë 13 të kualifikuara dhe një gjë e tillë nuk mund të shmanget.

Kombëtaret janë të vendosura në 4 vazo nga e cila do të përzgjidhen grupet

Vazo 1: Qatar, Brazil, Belgium, France, Argentina, England, Spain, Portugal

Vazo 2: Mexico, Netherlands, Denmark, Germany, Uruguay, Switzerland, USA, Croatia

Vazo 3: Senegal, Iran, Japan, Morocco, Serbia, Poland, South Korea, Tunisia

Vazo 4: Cameroon, Canada, Ecuador, Saudi Arabia, Ghana, Wales/Scotland/Ukraine, Peru/Australia/UAE, Costa Rica/New Zealand.

Disa nga kombëtaret e mëdha mungojnë:

Vende si Italia e cila u befasua nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të playoffit do mungojë në këtë Kampionat Botëror, poashtu Rusia e cila u përjashtua për arsye të aksionit ushtarak në Ukrainë do të jetë një nga kombëtare e mëdha që do mungojnë.

Egjipti, Bregu i Fildishtë, Nigeria dhe Algjeria poashtu nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë për kompeticionin më të madh të futbollit ndërkombëtar.

Yje si Salah, Haaland, Mahrez nuk do shijojnë emocionet e Kupës së Botës 2022.