Sporti

Gjithçka që duhet të dini për meçin Joshua-Usyk

09/23/2021 22:25
nga:Lorik J

Tre tituj të peshave të rënda janë gati për luftën e parë të Anthony Joshua në vitin 2021.

Titujt e peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF janë në luftë, ndërsa Anthony Joshua përballet me një kundërshtar tjetër të vështirë, përcjell GazetaBlic Sport.

Meçi i fundit i Joshua ishte në Dhjetor të vitit 2020 kundër Kubrat Pulev, ku mbrojti titujt pa problem.

Ndeshja e fundit e Usyk ishte kundër Derek Chisora, dhe ai fitoi duke mbajtur rekordin e pamposhtur në ndeshje.

Ndërkohë, humbja e vetme e Joshua erdhi kundër Andy Ruiz në vitin 2019 para se të fitonte titujt e tij më vonë gjatë vitit.

Kushdo që fiton të Shtunën do të shpresojë dhe ndoshta do të presë që të përballet me fituesin e Tyson Fury kundër Deontay Wilder.

Ku zhvillohet meçi Joshua-Usyk?

Meçio mes Joshua dhe Usyk zhvillohet në stadiumin Tottenham Hotspur në Londër të shtunën.

Kur pritet të dalin boksierët në ring?

Sipas mediave britanike, boksierët priten të dalin në ring nga ora 23:00.

GazetaBlic Sport do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga ky duel.