Sporti

Gjithçka që duhet të dini për “Legends Stage” – Bad News Eagles në garë me ekipet më të mira në CSGO

05/13/2022 09:33
nga:E K

Bad News Eagles janë padyshim kryefjala e ditëve të fundit.

Gamerat shqiptarë kanë arritur të bëjnë mrekullinë duke arritur të paraqiten në garën më të madhe të CSGO, “PGL Antwerp Major“, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen vendimtare të ditës së djeshme aty ku “bNE” u ndeshen me skuadrën braziliane, “mibr”, gamerat shqiptarë arritën t’i mposhtin brazilianët duke u kualifikuar në “Legends Stage”.

Në fazën “Legends Stage” “Bad News Eagles” janë kualifikuar si një nga 16 skuadrat më të mira në botë, dhe do të përballen me skuadrat më të forta të lojës elektronike “CSGO”.

Kundërshtari i parë i kësaj faze të garës për “sinnopsyy_ juanflatrooo rigoNcs SENER1CSGO gxxcsgo”, janë ekipi danez, Copenhagen Flames me të cilët do të përballen nesër me fillim nga ora 12:00.

Si funksionon faza “Legends Stage”?

Skuadrat do të kenë gjithsej 5 ndeshje nga të cilat duhet t’i fitojnë 3 për të avancuar në fazën tjetër “Champions Stage”, ku përballjet do të jenë me eliminim direkt.

Faza “Champions Stage” është relevante me çerekfinalen e kësaj gare.

/GazetaBlic Sport/