Sporti

Gjithçka që duhet të dini para ndeshjes, Shqipëri – Poloni

10/12/2021 14:42
nga:E K

Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kuq e Zinjtë e presin Poloninë në “Air Stadium Albania” për ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria ka rastin e artë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori të futbollit shqiptar.

Skuadra e Edi Rejës ndodhet e 2’ta në tabelë aktualisht me 15 pikë të grumbulluara nga 7 ndeshjet e para, një më shumë se kundërshtari direkt Polonia e cila pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë me 14 pikë.

Shqipërisë në këtë takim do t’i mungojnë disa lojtarë kyç të formacionit bazë.

Sokol Cikalleshi u testua dje pozitiv me COVID-19 dhe nuk do jetë në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje,edhe Gjasula raportohet sot nga mediat që të jetë i infektuar me koronavirus, ndërsa Çekiqi i cili u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Hungarisë do të mungojë shkaku i kartonëve.

Berat Gjimshiti i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Hungarisë do të jetë jashtë fushave të blerta për një muaj

Bilanci i Shqipërisë ndaj përfaqësueses polake është 1 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje. Në këtë fazë eliminatoresh Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku ekipi i Rejas ka marrë 5 fitore, asnjë barazim dhe 2 humbje. Ndërsa skuadra e Paulo Sozës ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Të pranishëm në Air Stadium Albania do të jenë 22 mijë tifozë.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që priten të startojnë ndeshjen:

Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus; Krychowiak, Moder, Linetty; Jozwiak, Swiderski; Lewandowski.