Lajme

‘Gjithçka ndodhi për 10 minuta’, detaje rreth tragjedisë në diskotekë: Të mitur, të dehur, 250 persona, më shumë se që duhej

03/17/2025 14:04
nga:G B

Gazetarja nga Maqedonia Fatlume Dervishi që përcolli gjatë gjithë kohës tragjedinë që ndodhi në Koçan, brenda diskotekës ku mbetën të vdekur 59 persona dhe u lënduar shumë të tjerë, ka dhënë detaje për rastin në emisionin “Gjesi në T7.

Sipas saj shumica e atyre që kanë shpëtuar, nuk mbajnë mend shumë se si kanë arritur të shpëtojnë.

“Gjithçka ndodhi për 10 minuta:, ka thënë ajo.

Shto kësaj, sipas gazetares ajo ka qenë një festë dhe shumica prej tyre kanë qenë të dehur.

“Aty kishte ë mitur, të dehur, madje ishin 250 persona më shumë se që duhej”, tha ajo.