Lajme

Gjithçka këtu është e ndotur, ajri, uji dhe toka – Ambasadori Rohde alarmon me një vizitë në deponinë e Mirashit

02/25/2025 20:16
nga:G B

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka vizituar deponinë e mbeturinave në Mirash, ku u informua nga Kompania Kosovare për Menaxhimin e Deponive, GIZ-i dhe KfW për sfidat në lidhje me këtë deponi.

Nga institucionet bëhet e ditur se u tha se Deponia e Mirashit është jashtë kontrollit dhe menaxhimi i dëmeve është prioritet.

“Ambasadori mësoi për sasinë dërrmuese të sfidave dhe përpjekjet e përbashkëta për t’u përballur me to”, thuhet në njoftim.

“Ka një deponi në Mirash dhe është vend i humbur….”, nis përshkrimi krahas videos së publikuar, ku shihet edhe ambasadori Rohde teksa shikon deponinë nga afër.

“Çdo gjë këtu është toksike, ajri, uji dhe dheu”, thuhet aty.