Lajme

“Gjithçka gati” – Ramosaj publikon pamje para takimit me qytetarët në Deçan

09/27/2025 18:25
nga:Sh R

Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për takimin e sotëm me qytetarët që pritet të filloj nga ora 19:00, raporton GazetaBlic.

Ramosaj ka publikuar pamje nga sheshi para komunës ku edhe do të mbahet takimi.

Postimi i plotë:

Gjithçka gati për takimin e Aleancës me Rininë.

Mirë se vini në orën 19:00 ❤️

Sheshi para Komunës!