Sporti

Gjithçka gati për transferimin e Locatellit tek Juventusi, lojtari arrin për testet mjekësore

08/18/2021 09:16
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit është shumë pranë transferimit të mesfushorit të njohur italian, Manuel Locatelli.

Klubi i Juventusit ka arritur marrëveshje me lojtarin dhe klubin e Sassuolos dhe në ditën e sotme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i “Bianconerëve”, përcjell GazetaBlic Sport.

Para pak minutave, Locatelli ka arritur në klinikën J-Medical – ku edhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Më poshtë keni pamjet: