Lajme

Gjithçka gati për protestën e PSD-së, Policia po monitoron situatën

12/24/2022 14:05
nga:Astrit Gashi

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka thirrur protestë me moton “JO në emrin tim!”, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale dhe dënimit të ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë mbledhur numër madh i qytetarëve, që do të marshojnë deri të Qeveria dhe Kuvendi.

Përderisa në shesh janë parë edhe zyrtarë policorë që po e monitorojnë situatën.