Sporti

Gjithçka gati, kompletohet grupi i lojtarëve të kombëtares shqiptare para ndeshjes me Ukrainën

09/04/2024 18:57
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Ukrainën në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Djemtë e Sylvinhos do të ballafaqohen me Ukrainën të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Pragë, shkruan GazetaBlic Sport.

FSHS para pak çasteve ka njoftuar se të gjithë lojtarët janë gati tashmë për dy takimet e radhës, ndaj Ukrainës në udhëtim dhe ndaj Gjeorgjisë në shtëpi.

Ja postimi:

“Kombëtarja, e plotë pasi me grupin u bashkua edhe Enea Mihaj, zhvilloi seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë”, shkruhet në njoftim.