Lajme

“Gjithçka është shkatërruar”: Jeta afër vijës së frontit në Ukrainë

01/08/2023 13:40
nga:Astrit Gashi

Vetëm një pjesë e vogël e popullsisë sa ishte para luftës vazhdon të jetojë në fshatin Orihiv, në rajonin e Zaporizhjës, në Ukrainë.

Vendbanimi ndodhet afër vijës së frontit dhe është cak i bombardimeve të përditshme nga forcat ruse.

Aktualisht, nuk ka gaz, rrymë apo furnizim qendror me ujë në qytet. Për shkak të sulmeve të vazhdueshme, banorët detyrohen të flenë në bodrume.