Sporti

Gjithçka e kryer: Vëllaznimi ‘godet’ në merkato, siguron shërbimet e Altin Vojvodës

01/17/2026 19:01
nga:Mergim Rreci

Vëllaznimi ka ‘goditur’ në merkaton e janarit.

Skuadra gjakovare ka siguruar shërbimet e sulmuesit të mirënjohur kosovar, Altin Vojvoda.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se marrëveshja është çështje e kryer, me Vojvodën që rikthehet përsëri të luajë në Gjakovë, atje ku kishte luajtur për 2 vite.

Kontrata e nënshkruar mes palëve është deri në fund të këtij edicioni, kurse interesim për të kishin shprehur edhe skuadra nga Superliga e Kosovës, por që një marrëveshje përfundimtare nuk pati.

Kujtojmë që në edicionin vjeshtor, Vojvoda kishte luajtur tek Drenica, atje ku ishte njëri ndër lojtarët më të mirë.

/GazetaBlic Sport/