Sporti

Gjithçka e kryer: Onana do të transferohet tek Manchester United, 7 milionë euro pagë vjetore

07/10/2023 16:36
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester United ka siguruar shërbimet e portierit të Interit, Andre Onana, sipas mediumeve italiane.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur marrëveshje me Interin dhe do të paguajnë 55 milionë euro për shërbimet e portierit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit italian, Nicola Shcira, Onana do të fitojë 7 milionë euro në vit tek klubi anglez.

Kontrata e tij me Manchester United do të vlejë deri në vitin 2028.

/GazetaBlic Sport