Sporti

Gjithçka e kryer, në Gjermani zbulojnë ditën kur Mane do të prezantohet si lojtar i Bayern Munich

06/19/2022 12:14
nga:Lorik J

Klubi i Bayernit është duke përgatitur një prezantim zyrtar të transferimit të Mane nga Liverpool.

Senegali mund të prezantohet të mërkurën tek bavarezët, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern Munich po përgatitet të zyrtarizojë goditjen e parë të madhe të këtij afati kalimtar. Në fakt, me Liverpoolin u arrit një marrëveshje për Sadio Mane, i cili është gati për t’u bërë një lojtar i ri i kampionëve të Gjermanisë.

Sipas Sport1, sulmuesi do të jetë në Gjermani në ditët në vijim dhe prezantimi duhet të bëhet të mërkurën më 22 qershor.

/GazetaBlic Sport