Sporti

Gjithçka e kryer: Milos Kerkez transferohet në Liverpool

06/23/2025 18:18
nga:Lorik J

Mbrojtësi i majtë i Bournemouth, Milos Kerkez, ka mbërritur në qendrën stërvitore të Liverpoolit për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara një transferimi të raportuar prej 40 milionë funtesh.

Nënshkrimi i Kerkez është shtesa më e fundit në afatin kalimtar të verës së ngjeshur të transferimeve të Liverpoolit, ku klubi tashmë ka thyer rekordin e transferimeve duke nënshkruar me Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen për 116 milionë funte.

Mbrojtësi i djathtë holandez Jeremie Frimpong gjithashtu iu bashkua Reds këtë verë për 29.5 milionë funte.

/GazetaBlic Sport