Portieri i Milanit, Mike Maignan do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin, sipas Fabrizio Romano.
Kuqezinjtë dhe 29-vjeçari francez kanë arritur një marrëveshje për një rinovim deri në vitin 2029.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Milani i ka ofruar Maignan një kontratë deri në vitin 2028 me një opsion për ta vazhduar edhe për një vit.
Sipas kësaj marrëveshjeje, portieri do të fitojë një pagë prej 5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Palët pritet të takohen në javët në vijim për të finalizuar dokumentet.
Kontrata aktuale e Maignan me klubin italian zgjat deri në qershor 2026. Portieri francez ka qenë me Milanin që nga vera e vitit 2021, kur u bashkua nga Lille për 13 milionë euro.
Këtë sezon, Maignan ka luajtur 36 ndeshje, duke mbajtur 11 herë portën e paprekur.
Përveç kësaj, theksohet se së bashku me Maignan, Tijani Reijnders dhe Christian Pulisic janë gjithashtu të vendosur të rinovojnë kontratat e tyre me klubin.
/GazetaBlic Sport


