Skuadra e Paris Saint Germain e ka pranuar ofertën e fundit të Real Madridit për sulmuesin e tyre, Kylian Mbappe.
Oferta prej 170 milionë eurosh + 10 milionë euro bonuse ka bindur ekipin e PSG’së që të lejojë largimin e yllit të tyre drejt madrilenëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas gazetarëve spanjollë të Marcas, Kylian Mbappe do të prezantohet nesër si lojtar i Real Madridit.
Real Madrid dhe PSG tani e konsiderojnë marrëveshjen të mbyllur.
/GazetaBlic Sport


