Sporti

Gjithçka e kryer: Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2027

04/28/2025 21:07
nga:Lorik J

Hansi Flick nënshkroi një kontratë verën e kaluar me Barcelonën deri më 30 qershor 2026. Ishte një vendim në përputhje me idenë e tij për të nënshkruar gjithmonë kontrata të shkurtra, sepse, përveç kësaj, fundi i saj përkon me përfundimin e mandatit të Joan Laporta.

Sipas MundoDeportivo, rinovimi i Flick me Barcelonën do bëhet deri më 30 qershor 2027. Sipas të njëjtit medium, tashmë ka një marrëveshje thuajse të plotë mes palëve, ku kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u kryer.

Një kontratë e re për trajnerin gjerman padyshim që do të sjellë rritje rroge për të dhe stafin e tij teknik. Një çështje tjetër është koha e zgjidhjes së çështjes. Gjithçka pritet të finalizohet brenda javës së dytë të majit, por synimi është që të shtyhet shpallja e rinovimit një vjeçar deri në fund të sezonit për të mos shkaktuar bujë në mes të garës.

/GazetaBlic Sport