Sporti

Gjithçka e kryer: Gentrit Ulluri rikthehet tek Malisheva, nënshkruar kontratë tri vjeçare

07/17/2023 12:08
nga:L J

Skuadra e Malishevës ka kompletuar transferimin e futbollistit të njohur kosovar, Gentrit Ulluri.

Mesfushori 22 vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin e Malishevës, teksa sot pritet të nënshkruajë kontratën.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Ulluri do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me ekipin e Senad Alirifias.

Kujtojmë se Ulluri ishte edhe në të kaluarën pjesë e Malishevës. Së fundmi ai ishte tek Feronikeli 74′ ku u shpall kampion në Ligën e Parë.

/GazetaBlic Sport