Sporti

Gjithçka e kryer, Di Maria kryen javën e ardhshme testet mjekësore tek Juventus

07/02/2022 11:04
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria do të ketë gjithçka të përgatitur për të nënshkruar me Juventusin dhe ekzaminimet e tij mjekësore janë planifikuar për javën e ardhshme.

Sipas Gazzetta dello Sport , trajneri Massimiliano Allegri më në fund do të jetë në gjendje të llogarisë te Di María, pasi dy palët thuhet se e mbyllën marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Reprezentuesi argjentinas, të cilit i skadoi kontrata me Paris Saint-Germain, ndodhet me pushime në Ibiza dhe prej andej do të udhëtojë javën e ardhshme për në Torino.