Sporti

Gjithçka e kryer, detajet nga transferimi i Mane tek Al Nassr

07/28/2023 16:29
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane do të jetë transferimi i radhës i Al Nassr.

Informacioni bëhet nga Fabrizio Romano, gazetar i specializuar për transferime, i cili raporton se Bayern pranoi ofertën e fundit nga sauditët, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtit burim, sulmuesi ndërkombëtar senegalez 31-vjeçar së shpejti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës dhe do të jetë pjesë e klubit së paku deri në vitin 2026.

Mane u transferua te Bayern në 2022/2023 pas gjashtë sezonesh në Liverpool.

Sezonin e kaluar, i cili u shënua nga incidenti që i dha atij një gjobë të rëndë te bavarezët, një sulm ndaj Leroy Sané, sulmuesi shënoi 12 gola dhe gjashtë asistime në 38 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/