Manchester United më në fund ka arritur një marrëveshje me Brentford për transferimin e Bryan Mbeumos në Old Trafford.
Marrëveshja midis klubeve është arritur për një paketë me vlerë 71 milionë £, raporton The Athletic.
65 milionë £ është shuma e transferimit, me 6 milionë £ të tjera në monedhën angleze që do të jenë në formë bonusesh.
Sezonin e kaluar, Mbeumo shënoi 20 gola dhe dha 9 asiste në 42 ndeshje për Brentford në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


