Skuadra e Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e Luis Diaz.
Sipas ekspertit të merkatos, Bayern Munich do të paguajë 75 milionë euro për transferimin e sulmuesit kolumbian, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari dëshironte largimin nga Liverpool dhe tashmë palët kanë arritur marrëveshje për kalimin e tij tek Bayern Munich.
Zyrtarizimi i tij do të bëhet gjatë javës së ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


