Sporti

Gjithçka e kryer, Bakayoko huazohet tek Milani

08/26/2021 21:38
nga:Lorik J

Milani ka arritur një marrëveshje me Chelsea për Tiemoue Bakayoko.

Mesfushori francez do të kthehet te Rossonerët, pasi Sky Sport Italia raporton se Bakayoko do të transferohet në Milano në huazim me një mundësi blerjeje, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja është huazim dyvjeçar me të drejtë blerje e cila bëhet detyrim në kushte të caktuara.

Mesfushori do të rinovojë fillimisht me Chelsean deri në vitin 2024 – pastaj do të huazohet tek Milani.

/GazetaBlic Sport