Sporti

Gjithçka e kryer | Adnard Mehmeti transferohet tek Partizani për 100 mijë euro, detajet e transferimit

06/20/2023 09:47
nga:Lorik J

Skuadra e Partizanit ka arritur marrëveshje me klubin e Erzenit për transferimin e super mesfushorit kosovar, Adnard Mehmeti.

Mehmeti i cili më parë ka luajtur tek 2 Korriku në Kosovë, u paraqit mjaft mirë me Erzenin sivjet dhe tashmë kishte marrë pëlqimin e të gjitha klubeve në Shqipëri.

Por, Partizani është skuadra që ka bindur dhe ka arritur transferimin e tij. Kalimi i Mehmetit nga Erzeni në Partizan do të bëhet për shumën e 100 mijë eurove, si lojtari i dytë i shtrejtë i blerë ndonjëherë nga klubi i kuq.

Siç mëson GazetaBlic Sport, Mehmeti do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin e Partizanit, teksa do të jetë në projektin kryesor të klubit, pasi shihet si lojtar startues dhe me shumë potencial.

Klubi i Partizanit ka paguar shumë të tillë, pasi e sheh atë si lojtar shumë premtues dhe që mund të dal në ligat evropiane në të ardhmen.

/GazetaBlic Sport