Lajme

Gjini tregon një sekuencë nga takimi i Kurtit me Haradinajn

10/24/2022 22:46
nga:G B

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini në Tëvë1foli për takimin e zhvilluar ditë më parë në mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Duke e diskutuar këtë takim, Gjini tregoj një sekuencë të shkurtë mes Kurtit dhe Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai tha se Haradinaj i ka thënë Kurtit nëse do të kishte marrë pjesë në takimet e thirrura gjatë kohës sa ishte në opozitë nuk do të ishte befasuar sot .

“Mund të ju tregoj një sekuencë nga takimi, po rrezikoj edhe po ju tregoj. Kryeministri Kurti tha se janë disa marrëveshje të cilat janë bërë në vitin 2013 deri në vitin 2015 që ai i konsideron problematike edhe kryetari Haradinaj i tha se në atë kohë të kanë ftuar me qenë pjesë, nëse kishe qenë pjesë nuk do të ishe befasuar sot por çka ka ndodhë në atë kohë e ki ne tavolinë sot e mund të ndodh që çka bën ti mundet me pas dikush tjetër në tavolinë”, tha ai.

Tutje gjatë emisionit “ResPublika”,  teksa diskutoi për dialogun Kosovë –Serbi, Gjini tha se aleancë partitë politike duhet t’i gjejnë rrugët për të qenë pjesë  e takimeve për të dhënë imputin e vet.

“Këto janë procese të cilat kanë për të vazhduar dhe është në interes për aq sa është e mundshme me qenë të kyçur të gjithë aktorët politik, ne besojmë kështu ndërsa partitë tjera i marrin vendimet vet sepse ne nuk marrim vendime në emër të tyre po është me rëndësi të kuptohet se ka procese të cilat nuk përsëriten. Për neve si aleancë partitë politike duhet t’i gjejnë rrugët për të qenë pjesë dhe për të dhënë imputon e vet”, shtoi  i pari i Komunës së Gjakovës.

Më tej, Gjini tha se është obligim i Qeverisë së Kosovës t’i gjejë rrugët dhe të komunikojë  me opozitën për arsye se dialogu është  një proces tepër serioz.

Ndërkohë ditë më parë Kryeministri Kurti kishte thirrur në takim liderët e opozitës për të diskutuar rreth dialogut.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte  e vetmja nga opozita që ju përgjigj ftesës së Kurtit pasi që LDK dhe PDK nuk kanë shkuar në këtë takim.