Lajme

Gjini thotë se u fsheh për disa ditë numri i saktë i viktimave nga koronavirusi

08/29/2021 22:05
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë një reagim të ashpër ndaj udhëheqësve të institucioneve vendore.

Në reagimin e tij, Gjini fillimisht thotë se nga 1700 doza të vaksinimit sa ishin javë më parë në Gjakovë, tashmë kjo shifër ka rënë në 500, për shkak që sipas tij, mungesës së vaksinave.

Gjini thekson se rastet e vdekjeve nuk raportoheshin saktë, duke i shtyrë raportimet e sakta për disa ditë, dhe se tani e vërteta u doli në shesh.

Ai thotë se kanë heshtur për shkak që mos të bëjnë politikë me pandeminë, por sipas tij, politikë po bën qeveria Kurti.

Shkrimi i plotë:

Nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500.
Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH.
Po vërtetohet, ashtu siq kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak.
Poashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportohrshin sakte. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!
E sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!?
Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta.
T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë.