Lajme

Gjini: Sot kanë nisur punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e 9 akseve rrugore në fshatin Ujz

09/15/2021 15:27
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e 9 akseve rrugore në fshatin Ujz të kësaj komune, raporton Gazeta Blic.

Gjini është shprehur i lumtur për këtë projekt pasi theksoi se përmes tij krijohet lidhje më e mirë mes lagjesh por edhe me rrugë kryesore të rajonit të Hasit.

Njoftimi i plotë:

Sot, nisëm punimet për ndërtimin-asfaltimin e 9 akseve rrugore në fshatin Ujz 🚧.

I lumtur për nisjen e këtij projekti me vlerë për banorët e kësaj ane, sepse përmes tij krijohet lidhje më e mirë mes lagjesh por edhe me rrugë kryesore të rajonit të Hasit.