Lajme

Gjini: Rruga për te Shpella e Kusarit bëhet më e lehtë

09/14/2021 23:09
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka theksuar se ka përfunduar rruga dhe rrugicat që çojnë për tek Shpella e Kusarit.

Ai ka shkruar në Facebook se rruga deri te kjo Shpellë bëhet më e lehtë, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Rruga për te Shpella e Kusarit bëhet më e lehtë

Për më pak se një javë, kompania e kontraktuar nga komuna, i ka finalizuar rrugët dhe rrugicat të cilat tash e tutje na shpiejnë në këtë vend jashtëzakonisht të bukur, që është bërë atraksion i preferuar turistik për shumë njerëz anembanë Kosovës. ?