Lajme

Gjini: Po pi kafe me Florentin, në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi

11/22/2021 14:42
nga:Q R

Në mesin e debatit se një restorant në Gjakovë nuk iu shërbeu disa personave të cilët i përkisnin komunitetit RAE, kryetari i sapozgjedhur i kësaj komune, Ardian Gjini, tha se nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi, përcjell Gazeta Blic.

Ai postoi një fotografi krah një djali që quhet Florent, i cili i përket këtij komuniteti, teksa po pinin kafe në një kafeteri në Gjakovë.

Gjini tha se Florenti është djalë i jashtëzakonshëm dhe mbështetësi i tij në zgjedhjet e fundit.

“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi.

Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, shkruan ai në Facebook,