Lajme

Gjini: Nuk ka pasur asnjë takim mes AAK-së dhe VV-së!

3 ditë më parë
nga:Y I

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini në emisionin “Click”  ka komentuar deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili tha ”deklaratat e partive opozitare për të mosbashkëpunuar më VV-në nuk i marrin seriozisht”.

Gjini tha se si deputetë e pozitës ashtu edhe të opozitës janë zgjedhur nga populli i Kosovës, teksa shtoi se së shpejti do ”të vijë dita kur ata do të ndihen të turpëruar”.

”Nuk kemi pasur asnjë takim me VV, si strukturë jo, por nuk e di nëse ndonjë deputetë është takuar me ndonjë depuetë, mundem me qetë private”, tha Gjini.