Lajme

Gjini: Nuk duhet me vazhdu qeverisja Kurti, Kosova ka me pas probleme të mëdha

04/07/2025 10:16
nga:Genita C

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur për mundësin e krijimit të qeverisë dhe përpjekjet e Kurtit për arritjen e një koalicioni.

Në një lidhje direkte në Kanal10, Gjini ka thënë se qeverisja Kurti nuk duhet të vazhdojë.

“Nuk mundem me ditë a po ndodh, njerëzit i marrin vendimet e veta. Ne mundemi me fol vetëm për qëndrimet e Aleancës, ne mendojmë se nuk duhet me vazhdu qeverisja Kurti, ka me pas probleme Kosova siç ka pas, ka me pas edhe me të mëdha”, ka thënë Gjini.