Kandidati i AAK për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar se sot përmbyllën ciklin informues dhe shpalosjen e programit për qytetin.
“ Nesër, nga ora 17:45 në Parkun e Madh të Qytetit, ju ftoj të gjithëve të jemi bashkë
për të përmbyllur fushatën tonë zgjedhore me energji
, shpresë
dhe besim në fitoren e përbashkët!
”, tha Gjini.
Postimi i plotë:
Përmbyllëm ciklin tonë informues dhe shpalosjen e programit për Gjakovën 2026–2029.
Jashtëzakonisht i lumtur që ndava vizionin e 174-tës për komunën tonë bashkë me skuadrën e listës sonë dhe ekipin e fushatës
.
Një vizion dhe ambicie që kanë një qëllim të vetëm: GJAKOVËN dhe zhvillimin e saj.
Nesër, nga ora 17:45 në Parkun e Madh të Qytetit, ju ftoj të gjithëve të jemi bashkë
për të përmbyllur fushatën tonë zgjedhore me energji
, shpresë
dhe besim në fitoren e përbashkët!


