Lajme

Gjini: Ne jemi Aleanca e miqësisë, jo e ndarjes dhe e përçarjes

01/27/2025 23:59
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga AAK, Ardian Gjini ka vazhduar fushatën elektorale.

Ai ka theksuar se Aleanca është vetëm për miqësi, e jo për ndarje.

“Ideja jonë për këtë shtet janë: energjia elektrike, obrella e sigurisë NATO, autostradat e hekurudhat”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ne jemi Aleanca e miqësisë, jo e ndarjes dhe e përçarjes dhe kjo dëshmohet jo vetëm në çdo tubim elektoral si ky i sontmi në Bashkësinë Lokale Demjan, por kjo do të dëshmohet edhe në datën e zgjedhjeve me 9 Shkurt.

Epitetet, liria, pavarësia dhe demokracia janë fituar me mund, me gjak e me miq, me ata që e duan KOSOVËN🇽🇰

Ideja jonë për këtë shtet janë: energjia elektrike, obrella e sigurisë NATO, autostradat e hekurudhat.

#përKosovënFituese137🗳️✅
#4🗳️✅