Lajme

Gjini: Ndryshimi me 9 shkurt do të sjellë ditë të mira për njerëzit dhe Kosovën

01/28/2025 21:02
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ardain Gjini, sonte u takua me qytetarë në fshatrat Duzhnje, Popoc, Babaj i Bokës e Ponoshec, raporton GazetaBlic.

Gjini thotë se rruga e drejtë dhe e sinqertë mund të jetë e vështirë por gjithmonë triumfuese.

Ai shton se ndryshimi me 9 shkurt do të sjellë ditë të mira për njerëzit dhe Kosovën.

Postimi i plotë:

Sonte në Duzhnje, Popoc, Babaj i Bokës e Ponoshec!❤️

Njerëzilleku, fisnikëria dhe bujaria që e përsonifikojnë secilin banor, kudo në vendin tonë , janë motiv kryesor për të iu shërbyer edhe më shumë përmes platformës tonë #përKosovënFituese me 137✅

Rruga e drejtë dhe e sinqertë mund të jetë e vështirë, por gjithmonë triumfuese!

Ndryshimi me 9 shkurt, do të sjellë ditë mira për njerëzit, për Kosovën tonë!🇽🇰

#Beso137 🤝

#PërKosovënFituese🇽🇰

#4 ✅