Lajme

Gjini: Me 13 Shtator, ora 19:00 ju mirëpresim të gjithëve në Gjakovë, në Parkun Kulturor ‘Ali Podrimja’ për hapjen e fushatës

09/12/2025 12:21
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini, ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune të marrin pjesë në tubimin hapës të fushatës në ora 19:00 në Parkun Kulturor  “Ali Podrimja”.

Gjini tha se aty do të prezantojnë programin zgjedhor dhe kontratën 2025-2029 për qeverisje në Komunën e Gjakovës.

Ai gjithashtu bëri thirrje të jenë të pranishëm edhe në hapjen e fushatës elektorale të AAK-së në ora 13:00 në Prishtinë.

“Nesër në mbarë vendin zyrtarisht fillon fushata për Zgjedhjet Lokale 2025. Aleanca këtë fushatë e fillon në orën 13:00 në Prishtinë, aty ku do të jemi bashkë të gjitha komunat, të gjithë kandidatët për Kryetar Komunash dhe të gjithë kandidatët për Këshilltar Komunal. Bashkë si gjith’herë sepse vetëm si ekip punohet drejt sukseseve.Në po të njejtën ditë, me 13 Shtator, në orën 19:00 ju mirëpresim të gjithëve në Gjakovë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” për të prezentuar programin tonë zgjedhor, kontratën tonë 2025-2029 për qeverisje në Komunën e Gjakovës” shkruan Gjini raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të komunës Gjakovës,

Nesër në mbarë vendin zyrtarisht fillon fushata për Zgjedhjet Lokale 2025. Aleanca këtë fushatë e fillon në orën 13:00 në Prishtinë, aty ku do të jemi bashkë të gjitha komunat, të gjithë kandidatët për Kryetar Komunash dhe të gjithë kandidatët për Këshilltar Komunal. Bashkë si gjith’herë sepse vetëm si ekip punohet drejt sukseseve.

Në po të njejtën ditë, me 13 Shtator, në orën 19:00 ju mirëpresim të gjithëve në Gjakovë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” për të prezentuar programin tonë zgjedhor, kontratën tonë 2025-2029 për qeverisje në Komunën e Gjakovës.
#DritëPërKomunat174