Kryetari aktual i Gjakovës, njëherit kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini është përplasur në emisionin zgjedhor “Kallxo Përnime” me kandidaten e VV-së, Mimoza Kusari- Lila.
Ai tha se nuk e do Gjakovën vetëm për dy muaj, pra vetëm për zgjedhje.
Ndërkaq, ajo ka reaguar duke theksuar se po e lë pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së për komunën e Gjakovës.
Gjini ndërkaq, ka pasur edhe një reagim kur është folur për “kthimin e dinjitetit” të Gjakovës.
“Kurrë nuk them që kom me ia kthy dinjitetin Gjakovës, sepse Gjakova ka dinjitet!”, ka theksuar ai.